Humbje e thellë e Kosovës U-18 - Bota Sot
Humbje e thellë e Kosovës U-18

Basketboll

Humbje e thellë e Kosovës U-18

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:03
Humbje e thellë e Kosovës U-18

Basketbollistet e Kosovës U-18 (femrat) kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Vashat e Kosovës kanë pësuar nga superfuqia evropiane e basketbollit, Sllovenia, me rezultat 12:97. Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, derisa të shtunën do të luajnë ndaj Estonisë.

Vashat e Kosovës përkundër se janë më të reja në moshë se kundërshtaret dhe më me pak përvojë e gjatësi, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, derisa tani po përqendrohen për ndeshjen e ardhshme.

Synimi i Kosovës nga fillimi ishte një fitore në grup, duke i përqendruar forcat te ndeshja me Norvegjinë, që zhvillohet të martën. Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...