Kosova përballet me Estoninë - Bota Sot
Kosova përballet me Estoninë

Basketboll

Kosova përballet me Estoninë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:48
Kosova përballet me Estoninë

Kosova U-20 në konkurrencën e meshkujve sot nga 17:00 do të luajë ndaj Estonisë, që është ndeshja e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Portugali deri më 21 korrik.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Kosovën, megjithatë, synimi i djelmoshave të Kosovës është të tregojnë paraqitje të mira në këtë Evropian.

Ndërkohë, Kosova U-18, në konkurrencën e femrave, pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, do të përballet me Bullgarinë nga ora 16:30, në luftë për pozitat 17-22. Evropiani po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...