Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.
Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.
Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.
Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Lista
Divine Myles
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Edmond Azemi
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Meriton Ismaili
Dardan Kapiti
Samir Zekiqi
Damir Mulaomeroviq Trajner.