Superkupa e Kosovës me 24 shtator

Basketboll

Superkupa e Kosovës me 24 shtator

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 16:26
Superkupa e Kosovës me 24 shtator

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec më 24 shtator.

Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me KB Rahoveci do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që këto ndeshje të organizohen në atmosferë festive dhe që edicioni i ri në basketboll të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në mes KB Sigal Prishtinës dhe KB Rahovecit, kurse ajo në konkurrencën e femrave ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Bashkimit.

Për orarin e zhvillimit të ndeshjeve, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci do të njoftojnë opinionin në javën e ardhshme, thuhet nga FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat