Serbia eliminohet nga kampionati botëror - Bota Sot
Serbia eliminohet nga kampionati botëror

Basketboll

Serbia eliminohet nga kampionati botëror

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 15:21
Serbia

Kombëtarja e Serbisë është eliminuar nga kampionati botëror i basketbollit “Kina 2019”.

Argjentina ishte kombëtarja e cila ia shkaktoi humbjen e dytë pas Spanjës, mirëpo kjo humbje i kushton me eliminim shtetit serb.

Gjatë gjithë ndeshjes, Argjentina ishte më e mirë se Serbia duke fituar tre nga katër çerekët e zhvilluar.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 97:87 në të mirë të Argjentinës.

Argjentina në gjysmëfinale do ta pres fituesin e ndeshjes SHBA – Francë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...