Më 21 shtator do të mbahet seminari për trajnerë - Bota Sot
Më 21 shtator do të mbahet seminari për trajnerë

Basketboll

Më 21 shtator do të mbahet seminari për trajnerë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:08
Më 21 shtator do të mbahet seminari për trajnerë

Më 21 shtator do të mbahet seminari për trajnerë në Marigona Residencë, në palestrën e Kolegjit ISP. Ligjërues në këtë seminar do të jetë trajneri i njohur turk, Ahmet Caki.

Ky seminar është obligativ për të gjithë trajnerët në Kosovë, si ata që drejtojnë skuadrat në konkurrencën e meshkujve, po ashtu edhe për ata të femrave.

Seminari është obligativ dhe kushton 20 euro, derisa kush mungon, atëherë licencimi do të jetë 100 euro.  

Kjo është hera e parë që Ahmet Caki ligjëron në Kosovë, derisa para një muaji në Turqi, ka mbajtur seminar, ku kanë marrë pjesë trajnerë nga mbarë Evropa.

Caki është trajner me përvojë në basketbollin turk dhe atë evropian, dhe është dashur një punë e madhe për ta bindur që të vjen në Kosovë.

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit të mirë me Federatën e Basketbollit të Turqisë, përkatësisht Shoqatën e Trajnerëve në Turqi.

Caki së fundi ishte trajner në Darusafaka, derisa më parë ka qenë trajner edhe i Alba Berlinit, Anadolu Efes, Tofas, Erdemirspor, si dhe ishte ndihmës trajner në Kombëtaren turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...