FBK propozon programin e ri FIBA Europe

Basketboll

FBK propozon programin e ri FIBA Europe

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:27
FBK propozon programin e ri FIBA Europe

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 18.11.2019 në Prishtinë ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marr këto vendime:

1. I ka miratuar Kalendarët e Garave të të gjitha të ligave të FBK-së për stinorin pranveror;
2. E ka miratuar mini-afatin kalimtar dimëror (02.01.2020 - 10.01.2020 në ora 16:00);

3. Ka vendosur të aplikoj në FIBA Europe për organizimin e FIBA Potential National Referee Clinic;
4. E ka miratuar Rregulloren për agjentë/kompani të kontratuara për Sponsorizim;

5. E ka miratuar projektin për Qendrën Kombëtare të Basketbollit të Kosovës dhe Akademive të Basketbollit dhe e ka autorizuar Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së për të përgatitur Ndryshimet Statutare për Kuvendin e radhës të Punës të FBK-së për të përfshirë QKB-në në Statut;

6. Ka vendosur të propozoj në programin e ri FIBA Europe TIME OUT 2.0, Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, Menaxheren e Zyrës, Artina Hasani dhe Zyrtaren Administrative, Edita Medunjanin;

7. I ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës:
Mark Rodiqi – Kosova U20 (Meshkujt)
Bekim Maxhuni – Kosova U18 (Meshkujt)
Dritëro Sefaja – Kosova U16 (Meshkujt)
Furkan Sagklik – Kosova U20 (Femrat)
Edin Kërveshi – Kosova U16 (Femrat)
8. I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës për kategoritë e reja;
9. Ka vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të mbahet në Prishtinë në fund të muajit shkurt 2020, bëhet e ditur nga Arben Fetahu, kryetar i FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat