Vreshtarët kërkojnë fitoren e parë në Ligën Ballkanika - Bota Sot
Vreshtarët kërkojnë fitoren e parë në Ligën Ballkanika

Basketboll

Vreshtarët kërkojnë fitoren e parë në Ligën Ballkanika

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:06
Rahoveci

Rahoveci të mërkurën (nesër) do të zhvillojë ndeshjen e katërt në Ligën Ballkanike. Vreshtarët do të jenë mysafirë të Vllaznisë së Shkodrës, ku kërkojnë fitoren e parë në BIBL.

Ndërkohë, edhe Vllaznia është pa fitore në këtë edicion në BIBL. Takimi zhvillohet nga ora 19:00. 

Ky është edicioni i parë që Rahoveci po merr pjesë në Ligën Ballkanike, kurse mori pjesë edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup. 

Rahovecasit edicionin e kaluar ishin finalistë të Kupës dhe “Play-off”-it, kurse në këtë edicion janë liderë të Superligës me nëntë fitore dhe një humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat