Autoritetet konfirmojnë se 9 persona ishin në bord në aksidentin fatal të Kobe Bryant

Basketboll

Autoritetet konfirmojnë se 9 persona ishin në bord në aksidentin fatal të Kobe Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 07:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tragjedia për vdekjen e Kobe Bryant sa vjen e rritet.

Në konferencën për shtyp të autoriteteve amerikane ka dalë në pah një detaj i ri.

Në helikopter nuk ishin pesë persona siç u raportua më parë, por plotë nëntë.

Autoritet kanë konfirmuar se nuk ka të mbijetuar dhe nuk është ende e qartë se kush janë viktimat.

Deri më tani viktimat e konfirmuara janë Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat