Superliga me sfida interesante

Basketboll

Superliga me sfida interesante

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:53
Superliga me sfida interesante

Pas Superligës së meshkujve dhe Ligës së Parë, fillon edhe Superliga e Femrave.

Xhiroja e 11-të do të sjellë ndeshje mjaft interesante. Bashkimi që në stinorin vjeshtor nuk pësoi asnjë humbje do të përballet me Trepçën, që ka katër fitore dhe gjashtë humbje.

Kastrioti do të përballet me Penzën të shtunën. Vashat ferizajase kanë dy fitore dhe tetë humbje, derisa ato pejane gjashtë fitore dhe katër humbje.

Vëllaznimi që në vjeshtë nuk kishte asnjë fitore, duke pësuar dhjetë humbje do të ndeshet me Mabetex Prishtinën, që kishte dy fitore dhe tetë humbje.
Superliga e Femrave - Java 11
E premte
19:00 Bashkimi - Trepça
E shtunë
13:00 Kastrioti - Penza
14:00 Vëllaznimi - Mabetex Prishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat