Lipjani shënon fitore me rëndësi

Basketboll

Lipjani shënon fitore me rëndësi

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 19:12
Lipjani shënon fitore me rëndësi

Lipjani ka shënuar fitore ndaj Feronikelit si mysafir me rezultat 62:68 (23:12, 13:22, 13:20, 13:14), në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Nikli e nisi ndeshjen shumë mirë, duke fituar periodën e parë 23:12, kurse në atë të dytë lipjanasit u kundërpërgjigjën, duke e fituar 13:22, për të shkuar në pushim me rezultat 36:34. Lipjani vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, që e fitoi 13:20, kurse 10 minutat e fundit nuk ndryshuan shumë rezultatin (13:14) dhe Lipjani fitoi në fund 62:68.

Dayon Griffin u dallua te Feronikeli me 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime, derisa te Lipjani edhe kësaj radhe u dallua Tamas Bruce me 23 pikë e 14 kërcime.

Feronikeli ka pesë fitore dhe 17 humbje, derisa Lipjani dy fitore dhe 21 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat