Hojc jep dorëheqje nga KB Prishtina

Basketboll

Hojc jep dorëheqje nga KB Prishtina

Më: 1 mars 2020 Në ora: 17:06
Hojc jep dorëheqje nga KB Prishtina

Klubi i basketbollit, KB Sigal Prishtina ka njoftuar në faqen zyrtare se trajneri,  Teo Hojc, ka dhënë dorëheqje nga klubi pas rezultateve jo të mira.

“Pas rezultateve të pakënaqshme, trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit. Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm në klubin më të trofeshëm të Kosovës.

Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat