FIBA, donacion për FBK-në, dhuron pajisje sportive për lojën 3x3 - Bota Sot
FIBA, donacion për FBK-në, dhuron pajisje sportive për lojën 3x3

Basketboll

FIBA, donacion për FBK-në, dhuron pajisje sportive për lojën 3x3

Më: 18 mars 2020 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së fundi është njoftuar zyrtarisht nga FIBA se, kjo e fundit ka vendosur t'ia jep FBK-së në formë donacioni pajisje sportive për lojën 3x3 duke përshirë këtu terrenin e lojës 3x3 dhe semaforin për lojën 3x3.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku për faqen zyrtare të FBK-së ka thënë se ky është një lajm i mirë në këto ditë të vështira të cilat jemi duke i përjetuar të gjithë me rastin e përhapjes së pandemisë COVID – 19 në Kosovë e më gjerë.

“Së fundi jemi njoftuar zyrtarisht nga FIBA se kjo e fundit ka vendosur të na dhurojë donacion një terren 3x3, semaforin 3x3 dhe topat 3x3.Kjo ndihmë vjen si rezultat i takimit që Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe unë e kemi pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis dhe Drejtorin për Zhvillim, Zoran Radovic në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Gjenevë. Në këtë takim, kryetari i FBK-së ka kërkuar nga Zagklis ndihmë në ndërtimin e konceptit të basketbollit 3x3 në Kosovë dhe masovizimin e lojës 3x3 ndër djem dhe vajza të reja, duke përfshirë këtu edhe ndihmën në terrene sportive.
FIBA ashtu siç na ka premtuar edhe e ka realizuar premtimin e saj, ndërsa ne tashmë mbetet që pas rikthimit në normalitet që shpresoj se do të ndodh sa më shpejtë, të fillojmë të punojmë intensivisht në ndërtimin e strategjisë për lojën 3x3 në vendin tonë dhe të masovizojmë këtë lojë", është shprehur ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat