Humb miliona dollarë

Basketboll

Humb miliona dollarë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:51
LeBron James

NBA është në pauzë, ndërsa LeBron James, sipas mediave në SHBA, për çdo ndeshje të pazhvilluar është duke humbur nga 366 mijë dollarë, ose rreth 7 milionë dollarë deri në fund të sezonit të rregullt.

Ky nuk është ndonjë problem i madh kur merret parasysh pasurinë që ky basketbollist ka fituar gjatë karrierës së tij.

Vetëm në periudhën nga viti 2003 e deri në vitin 2019, vetëm nga kontratat me Clevelandin, Miamin dhe Los Angelos lakers, James ka përfituar 245 milionë dollarë.

Ndërkohë drejtuesit e NBA-së kërkojnë mënyra se si të shlyejnë pagesat për basketbollistët për këtë periudhë kur ata nuk zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat