Kjo grua e Kosovës e tani me kapelë, dikur bënte telashe klubet ish jugosllave  - Bota Sot
Kjo grua e Kosovës e tani me kapelë, dikur bënte telashe klubet ish jugosllave 

Basketboll

Kjo grua e Kosovës e tani me kapelë, dikur bënte telashe klubet ish jugosllave 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:47
Resmie Juniku

Nuk është më e gjatë se 162 centimetra, por në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-tat, me lojën e saj brilante, me treshe të njëpasnjëshme, ka dridhur shumë klube ish jugosllave.

Është ikona e basketbollit, Resmie Juniku, e cila ka bërë një foto aq atraktive por nuk duket mirë, sepse është fshehur pas një peme në oborrin e saj.

Pse e fshehur? Sigurisht i ka dhënë përparësi pemës në kohën e pranverës apo ka dashur edhe mos të duket edhe fortë me pamje, me kapelë.

Image

Është një zë i guximshëm i basketbollit të Kosovës, dikur kjo grua i bënte telashe klubet e ligës së parë ish jugosllave.

Djali i saj është basketbollit, Fisniku, apo siç thonë dardha pikë ndër dardhë. Nëna me basketboll, i biri me basketboll. Resmija po e shijon pensionimin me kënaqësi por po i ruhet paksa edhe virusit korona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat