LeBron James flet për mundësinë që ndeshjet të luhen pa tifozë - Bota Sot
LeBron James flet për mundësinë që ndeshjet të luhen pa tifozë

Basketboll

LeBron James flet për mundësinë që ndeshjet të luhen pa tifozë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 21:06
LeBron James

LeBron James ka dhënë disa komente mbi rikthimin e mundshëm të sezonit të NBA.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, vazhdon të jetë e suspenduar, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Gjasat janë të mëdha që sezoni të rifillojë, por pa praninë e tifozëve.

Lidhur me këtë mundësi, disa komente ka dhënë edhe LeBron James, ylli i skuadrës së Los Angeles Lakers.

“Nëse vijmë në një pikë ku duhet luajtur pa tifozë, ne e dimë përsëri se kemi besimin e tyre në shpirtat tonë”, ka thënë James, transmeton lajmi.net.

“Kështu, shpresojmë që ta bartim atë energji të cilën e dimë se marrim nga ta”, ka shtuar ‘Mbreti’.

James dhe Lakers shiheshin si favoritët për të triumfuar këtë edicion në NBA, bashkë me Milwaukee dhe LA Clippers.

Për yllin e Lakers, atë që shihet si fytyra e NBA, James, tifozët duket se kanë një rol special.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat