Denver hap të hënën qendrën stërvitore – NBA drejt rikthimit në parket - Bota Sot
Denver hap të hënën qendrën stërvitore – NBA drejt rikthimit në parket

Basketboll

Denver hap të hënën qendrën stërvitore – NBA drejt rikthimit në parket

Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:55
Denver

Liga më e fortë e basketbollit në botë është shumë afër rikthimit në parket.

Skuadrat e NBA po përgatiten që të rihapin qendrat stërvitore, për të bërë kështu hapin e parë drejt kthimit në normalitet.

Pritej që Denver Nuggets të hapnin sot qendrën e tyre stërvitore, por planet kanë ndryshuar.

Adrian Wojnarowski nga ‘ESPN’ raporton se skuadra e Denver do të rihapin qendrën stërvitore gjatë së hënës.

Aty do të stërviten lojtarët në baza vullnetare, sigurisht, në seanca individuale.

Të njëjtën gjë pritet ta bëjnë edhe skuadrat e tjera nga NBA. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat