KB Vëllaznimi rikthehet në Superligën e Kosovës - Bota Sot
KB Vëllaznimi rikthehet në Superligën e Kosovës

Basketboll

KB Vëllaznimi rikthehet në Superligën e Kosovës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:36
KB Vëllaznimi

KB Vëllaznimi ka siguruar promovimin në Superligën e Kosovës në basketboll, pas vendimit të fundit të FBK-së.

Federata e Basketbollit të Kosovës vendosi të përfundojë sezonin në kategorinë seniore, duke mos i dhënë asnjë skuadër titull, por renditja tabelare do të vlente për rëniet dhe promovimet në liga.

Me këtë vendim, KB Vëllaznimi që ishte në vendin e parë në Ligën e Parë, ka siguruar rikthimin në Superligë.

Vendimin e FBK-së e ka mirëpritur skuadra gjakovare.

“KB Vëllaznimi rikthehet ne Superligë

Lajmet e mira për Gjakoven,nuk kane fund,pasi dje u vu gurthemeli për Stadiumin e ri,sot KB Vëllaznimi mori lajmin e mire nga FBK ,ku kthehet në Superligen e basketbollit”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

“KB Vëllaznimi ishte bindshëm në rrugë të mirë drejt rikthimit në Superlige,por pandemia Covid 19,ndërpreu këtë rrug,mirpo FBK nuk e humb djersen e djemve tane dhe vendos për rikthimin e KB Vëllaznimit në Superligen e basketbollit!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat