LeBron James konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA-së.
Ai njihet edhe për pasurinë e madhe që ka krijuar gjatë karrierës së tij.
Amerikani është njëri prej sportistëve më të paguar në botë.
Basketbollisti u transferua te LA Lakers në vitin 2018, por planet për lëvizjen e tij i kishte përgatitur një vit më herët në Kaliforni.
Ai kishte blerë një shtëpi luksoze me një vlerë prej 20 milionë funtesh në 2017-n.
Shtëpia e tij ka kinema private, palestër dhe dhomë të madhe të cigareve.