Jordan zbulon frikën e tij më të madhe: Jam i tmerruar

Basketboll

Jordan zbulon frikën e tij më të madhe: Jam i tmerruar

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 08:14
Michael Jordan

I bërë akoma më i pathyeshëm pas dokumentarit The Last Dance, Michael Jordan ka një pikë të dobët: ujin.

Ikona e basketbollit e ka rrëfyer në një intervistë të dhënë për Playboy në vitin 1992, që është publikuar përsëri nga AS, në të cilën ka kujtuar një ngjarje tragjike të përjetuar në fëmijëri:

“Shkova të notoja me një mik, – ka thënë Jordan, po këndonim kur erdhi një dallgë gjigante dhe e mori me vete. Ai u kap tek unë”.

“Ishte një kapje e fortë. E quajnë ‘kapja e vdekjes’ për shkak të mënyrës si të kap dikush që shikon se është duke vdekur. Më është dashur pothuajse t’i thyej dorën, sepse po më tërhiqte me vete. Ka vdekur dhe, nga ajo kohë, nuk kam hyrë më në ujë”.

“Isha vetëm shtatë ose tetë vjeç. Tani as që i afrohem ujit. Nuk notoj, nuk shkoj mirë me ujin. Nuk ngjitem në varkë nëse nuk kam një xhup shpëtimi dhe nuk ngjitem te varkat e vogla. Nuk më intereson që të tjerët e dinë. Të gjithë kanë një fobi, e imja është uji”, ka thënë Jordan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat