Miami befason Milwaukeen

Basketboll

Miami befason Milwaukeen

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:26
Miami befason Milwaukeen

Miami ka fituar 115-104 ndaj Milwaukee në gjysmëfinalen e parë play off mes dy ekipeve në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje.

Një rezultat befasi, pasi Bucks konsiderohen favoritë, por Heat luajtën më mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Antetokounmpo nuk dha më të mirën në fushë (18 pikë e 10 rebound), ndërkohë që për Bucks u dalluan Middleton me 28 pikë e Lopez me 24. Për Miami shkëlqeu Jimmy Butler, që realizoi 40 pikë, mbështetur nga Dragic me 27 pikë.

Situata ende e hapur në Perëndim për sa i përket dy ekipeve të fundit gjysmëfinaliste. Oklahoma fitoi 104-100 ndaj Houston në çerekfinalen e gjashtë, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve.

Ndeshje ku të dyja ekipet luajtën mirë, por në minutat e fundit triumfoi skuadra e Thudder, falë 28 pikëve të Paul dhe 25 të Gallinari. 32 pikët e Harden për teksanët mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, 104-115 (0-1)

Boston – Toronto, (1-0)

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

Lakers – Portland, (4-1)

Clippers – Dallas, 111-97 (4-2)

Denver – Utah Jazz, 119-107 (3-3)

Houston – Oklahoma, 100-104 (3-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat