Lojë deri diku solide, Bashkimi në finale

Basketboll

Lojë deri diku solide, Bashkimi në finale

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:05
Lojë deri diku solide, Bashkimi në finale

Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Reload Superkupës, duke mundur rivalin e qytetit, Ponte Prizrenin me rezultat 82:87 (18:23, 18:22, 21:20, 25:22). Një lojë deri diku solide.

Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 23 pikë, Arti Hajdari me 16 pikë, Josh Martin me 11 pikë  dhe Urim Zenelaj me 12 pikë, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Nikola Vukçeviq me 24 pikë, Shaq Carter me 19 pikë, Sean Hoehn me 18 pikë dhe Musab Mala me 15 pikë.

Bashkimi në finale do të përballet me Sigal Prishtinën, sfidë që do të zhvillohet të dielën në Pejë nga ora 17:00.

Shpresojmë të paktën të kemi një finale në një nivel pak më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat