Lakers humbasin Marc Gasolin

Basketboll

Lakers humbasin Marc Gasolin

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:12
Lakers humbasin Marc Gasolin

Basketbollisti 36-vjeçar Paul Millsap, një nga veteranët e NBA-së, ka firmosur për skuadrën e Brooklyn Nets sezonin e ri sportiv 2021-2022.

Ai është pjesëmarrës në 4 edicione të “All Star Game”, një nga mbrojtësit më të mirë në kampionat. Një përforcim me vlera për Nets, që synojnë titullin kampion, ekip ku luajnë edhe Durant, Harden e Irving.

Ndërkohë, skuadra e Lakers, ka konfirmuar largimin e basketbollistit spanjoll Marc Gasol, i ardhur në Los Anxhelos verën e kaluar.

Lojtari ka shkuar te skuadra e Memphis, por me shumë gjasa Gasol do të rikthehet të luajë në Europë, në vendlindje.

Me këtë shitje, skuadra kaliforniane kursen mjaft parà, pasi rroga e Gasol ishte shumë e lartë (10 mln dollarë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat