Lakers mposhten nga Brooklyn në Krishtlindje – humbja e pestë radhazi

Basketboll

Lakers mposhten nga Brooklyn në Krishtlindje – humbja e pestë radhazi

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:06
LeBron James

Los Angeles Lakers nuk kanë përgjigje në parket kur LeBron James ulet në stol, dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmë në ndeshjen e Krishtlindjes.

Los Angeles Lakers pësuan humbje me rezultatin 122:115, përballë Brooklyn Nets.

Në këtë ndeshje, LeBron James shkëlqeu me 39 pikë të regjistruara, por as këto nuk i ndihmuan dot skuadrës së tij.

Mbreti James shtoi edhe 9 kërcime e shtatë asistime, kurse u ndihmua nga 20 pikët e Malik Monk, 17 të Carmelo Anthony, 14 të THT dhe 13 të Russell Westbrook, me këtë të fundit që regjistroi Triple Double me 12 kërcime e 11 asistime, anash 13 pikëve.

Lakers kanë pësuar tani humbjen e pestë radhazi këtë edicion, derisa LeBron regjistron ndeshjen e katërt radhazi me 30+ pikë.

Mbreti luajti 40 minuta në këtë ndeshje dhe sa ai ishte në parket, Lakers ishin +9. Në fund, ata u mposhtën me shtatë pikë epërsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat