Beal flet për zërat që e lidhin me Miami Heat

Basketboll

Beal flet për zërat që e lidhin me Miami Heat

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:16
Bradley Beal

Bradley Beal ka dhënë komentet e tij lidhur me disa zëra që e çojnë lojtarin te skuadra e Miami Heat.

Ylli i Washington Wizards ka thënë se nuk shqetësohet fare kur emri i tij lakohet nëpër thashetheme të mediave.

Tutje, Beal nuk ka hedhur poshtë një mundësi që të shkojë te Miami, duke thënë se është gjithnjë i lumtur kur skuadrat e duan atë.

“Nuk jam i shqetësuar nga thashethemet, nuk shqetësohem”, ka thënë Beal.

“Nuk më vjen keq kur skuadrat më duan. Ndihem sikur kjo është gjë e mirë, apo jo? Ne bëjmë punë të madhe dhe dëshirohemi nga të tjerët dhe jo vetëm nga ata ku jemi”, shtoi anëtari i Wizards.

Beal është një nga lojtarët që shpesh është pjesë e thashethemeve. Ai është lidhur me skuadra si LA Lakers, 76ers, por edhe Golden State Warriors.  Deri më tani ai ka vazhduar të jetë besnik me Wizards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat