Peja mbyll pjesën e parë në epërsi të thellë kundër Golden Eagle Yllit

Basketboll

Peja mbyll pjesën e parë në epërsi të thellë kundër Golden Eagle Yllit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:57
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen së Ligës Unike mes Golden Eagle Yllit dhe klubit të basketbollit Peja.

Si vendas në palestrën “Karagaçi”, Peja mbyll pjesën e parë në epërsi të thellë kundër Golden Eagle Yllit, ku pas dy çerekëve lojë semafori tregon rezultatin 34:49 në të mirë të pejanëve.

Fillimisht, çerekun e parë të ndeshjes “Shqiponjat” e mbyllën në epërsi prej katër pikëve, respektivisht me rezultat 23:19, kundër Yllit.

Paraqitjen e mirë Peja e vazhdoi edhe në çerekun e dytë ku e mbylli me rezultat 26:15, epërsi kjo prej 11 pikëve, ndërsa rezultati final i pjesës së parë në semafor shënonte 49:34 në favor të pejanëve.

Më i miri i ndeshjes deri tani ishte Dardan Berisha i Pejës me 15 pikë, dy kërcime e tre asistime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erion Kastrati me 10 pikë dhe e një asistim.

Rezultati i pjesës së parë është 49:34 në favor të Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat