Dy skuadra, 1 dëshirë, 1 qëllim, 1 trofe

Basketboll

Dy skuadra, 1 dëshirë, 1 qëllim, 1 trofe

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:23
Pamje nga ndeshja Prishtina - Penza

Bashkimi dhe Prishtina do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, që zhvillohet të dielën (nesër) nga ora 14:00 në Palestrën “Mizahir Isma”.

Prishtina kaloi në finale, duke mundur Penzën, kurse Bashkimi kishte ‘rrugë’ më të lehtë, duke eliminuar Trepçën.

Ky është një nga trofetë e rëndësishëm në basketbollin e Kosovës dhe sigurisht se të dy skuadrat do të bëjnë çmos për të triumfuar.

Si prizrenaset, ashtu edhe prishtinaset kanë ambicie të larta në këtë edicion, ndërsa dëshira e madhe për të shtuar këtë trofe në sirtar.

Rivaliteti është i madh mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës dhe përballjet interesante nuk kanë munguar sa herë janë ndeshur.

Bashkimi është fitues aktual i Kupës, ndërsa Prishtina ka fituar katër në gjashtë edicionet e fundit.

Në përgjithësi skuadra prizrenase e ka fituar Kupën gjashtë herë, kurse skuadra prishtinase ka triumfuar 12 herë.

Finalja e së dielës pritet të jetë shumë interesant në Rahovec, ku janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Final 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat