Një amerikan te Shqipëria

Basketboll

Një amerikan te Shqipëria

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:29
Avni POnari e Rashaun Eneal Broadus

Kombëtarja e basketbollit të Shqipërisë do të ketë në radhët e saj një basketbollisti amerikan dhe ai është Rashaun Eneal Broadus, që sot është zyrtarizuar si pjesë e kuqezinjve. Ka qenë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ai që i ka dorëzuar pasaportën shqiptare amerikanit Brodaus, i cili nga dita e sotme është jo vetëm me nënshtetësi shqiptare, por edhe anëtar i ekipit kombëtar. Prej kohësh ishte përfolur që një basketbollist amerikan do t’i atashohej kombëtares kuqezi, por tashmë kjo është bërë realitet, duke qenë amerikani i parë që natyralizohet me pasaportë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat