Euroleague, CSKA në krye me pikë të plota

Basketboll

Euroleague, CSKA në krye me pikë të plota

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:44
Euroleague

CSKA e Moskës shfaqi një formë të shkëlqyer edhe në përballjen e tretë të sezonit të rregullt të Euroligës së Basketbollit. Skuadra ruse mposhti 87 – 93 Anadolu Efes brenda “Abdi Ipekçi Arena”, për të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme me tri fitore radhazi. I papërmbajtshëm francezi De Colo, i cili realizoi 26 pikë dhe dha 6 asiste në këtë ndeshje. Për Anadolu Efes më i miri në parket rezultoi amerikani Thomas me vetëm 16 pikë.

Në “Barclaycard Center” të Madridit, në prani të 10.000 shikuesve Reali vendas u befasua nga Baskonia që fitoi 87 – 93. Sloveni Blazic rezultoi më i miri i sfidës nga miqtë me 21 pikë. Kjo ishte disfata e parë për madrilenët pas fitoreve me Olimpiakos dhe Maccabi Tel Aviv.

Pësoi humbjen e parë në sezonin e rregullt të Euroligës së Basketbollit edhe Olimpia Milano, që u mposht 91 – 81 nga Olimpiakos. Spanoulis me 16 pikë në total udhëhoqi skuadrën greke drejt suksesit të dytë radhazi, ndërsa kroati Simon me 16 pikët e tij ishte pak për skuadrën italiane për të shmangur disfatën.

Fitore mjaft e rëndësishme e Darussafakas 87 – 94 në parketin e Unics Kazan, për të cilën kjo ishte disfata e tretë radhazi në sezonin e rregullt.

Amerikani Wanamaker rezultoi më i miri i ndeshjes me 22 pikë, 7 asist dhe 2 ribound, ndërsa për skuadrën ruse forma e mirë e Langford, që shënoi gjithashtu 22 pikë, ishte e pamjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat