Euroleague, Fenerbahce mposht Cska e Moskës

Basketboll

Euroleague, Fenerbahce mposht Cska e Moskës

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 17:20
Euroleague

Fenerbahce Ulker i shkakton humbjen e dytë sezonale në Euroleagues Cska-së së Moskës. Në kryeqytetin rus kampionët në fuqi të Europës u mposhtën pas kohës shtesë nga nënkampionët e Europës me rezultatin 95-79. Ishte një fitore e thellë ajo e skuadrës turke por që erdhi pas dominimit të Fenerbahces në shtesë sepse  4 periodat nga 10 minuta përfunduan në barazim 75-75. Për të regjistruar fitoren e 9-t në këtë edicion të Euroleagues dhe për tu hakmarrë në një farë mënyre për atë disfatë të hidhur në finalen e madhe të vitit të kaluar Fenerbahce u mbështet te loja e Dixon që realizoi 25 pikët ndërsa e ndihmoi skuadrën nga Stambolli edhe me 6 asiste dhe 3 rebound. Pavarësisht kësaj disfate Cska e Moskës megjithatë kryeson renditjen me 12 fitore dhe 2 humbje. Kishte festë edhe për një tjetër skuadër turke.

Në Stamboll Darussafaka kaloi me rezultatin e ngushtë 86-84 Macabbin e Tel Avivit duke siguruar fitoren e 3-t rradhazi, sukses që e ngjiti skuadrën e trajnerit izraelit David Blatt në vendin e 7-t të klasfikimit. Për teknikun që arriti të shpallte kampion Europe Maccabin e Tel Avivit në 2014-tën ky ishte një sukses shumë i rëndësishëm i arritur falë edhe 23 pikëve të realizuara nga amerikan Wilbekin.Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në Athinë aty ku Panathianaikos mposhti me vetëm 1 pikë diferencë 69-68, spanjollët e Baskonias. Një fitore nën shenjën e amerikanit Singleton që me 23 pikë dhe 5 rebound ishte padiskutim heroi i skuadrës greke në këtë takim me Panathinaikosin që koleksionoi kështu fitoren numër 9 në Euroleague. Nuk zhgënjeu as Barcelona që në Palau Blaugrana u imponua me rezultatin 85-79 ndaj italianëve të Olimpia Milanos. 27 pikë realizoi amerikani Sanders për miqtë ,por që ishin të pamjaftueshme . Në krahun tjetër spikati kroati Tomic me 19 pikë dhe finlandezi Kopenen që shtoi 15 pikë në suksesin e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat