Euroleague, Fenerbahçe triumfon në derbin e Stambollit

Basketboll

Euroleague, Fenerbahçe triumfon në derbin e Stambollit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 18:31
Euroleague

Fenerbahçe dominon derbin e Stambollit në Euroleague përballë Gallatasaray me rezultatin 85-80. Një sfidë shumë e nxehtë ajo që u luajt në “Ulker Sports Arena” ku dy rivalët e përjetshëm u përplasën në një duel shumë të rëndësishëm për biletën e fazës tjetër. Ishte skuadra e shtëpisë që arriti të bënte mrekullinë në periodën e tretë, aty ku rikuperoi plot 15 pikë disavantazh për ta kthyer ndeshjen në favor. Ishte Jan Vesely ai që arriti të bënte diferencën në këtë duel me 20 pikë dhe 7 ribaunde, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Bobby Dixon shtoi 17 pikë të tjera. Kontributi i Dixon ishte vendimtar në minutat e fundit ku realizoi një 3 pikësh me shumë peshë për fatin e përballjes duke i kthyer shifrat në favor të Fenerbahçes që nuk kishte arritur të kalonte asnjëherë në avantazh që në fillimin e takimit.

Moment i artë edhe për Yllin e Kuq të Beogradit që regjistroi fitoren e shtëtë në shtëpi pasi kaloi 72-66 Panathinaikos. Marko Simonovic shënoi 13 pikë, por ai që ra në sy gjatë minutave të fundit ishte Luka Mitrovic. Në krahun tjetër, Kenny Gabriel regjistroi 23 pikë për skuadrën greke, shifra më e lartë e karrierës së tij në radhët e bardhjeshilëve. Ky është suksesi i 12 sezonal për Yllin e Kuq që mban vendin e pestë në grupin kualifikues, ndërsa Panathinaikos zbret në pozicionin e shtatë, duke vënë në rrezik kualifikimin për në fazën çerekfinale. Fitore shumë të vuajtur arriti Maccabi Tel Aviv 60-52 ndaj Unics Kazan. Në kryeqëndrën financiare të Izraelit, vendasit ndërtuan një mbrojtje të hekurt ndërsa në sulm Johnson dhe Langford nuk shkuan më shumë se 25 pikë në total. Gjithsesi, çelësi i suksesit për ish kampionët e Euroleague rezultoi Andreë Goudelock me 17 pikë në total. Kjo është fitorja e 7 sezonale për Maccabin që vazhdon të mbetet jashtë zonës play off, ndërsa Unics Kazan regjistroi humbjen e tretë rresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat