Gjyqtarët fillestarë do të vazhdojnë edukimin e tyre

Basketboll

Gjyqtarët fillestarë do të vazhdojnë edukimin e tyre

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:04
Pamje nga seminari

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 3 deri më 5 shkurt 2017 është mbajtur Kampi për gjyqtarët fillestarë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në Kamp kanë marr pjesë 11 gjyqtarë fillestarë, ndërsa është udhëhequr nga Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Në kuadër të këtij kampi përveç punës teorike është përfshirë  edhe puna praktike, pra në palestër, kurse gjyqtarët fillestarë kanë pasur rastin të ndajnë drejtësinë në disa ndeshje të kategorive të reja,  që janë organizuar enkas për këtë ngjarje.

Këta gjyqtarë fillestarë do të vazhdojnë edukimin e tyre nëpërmjet testeve, ligjeratave dhe punës praktike që do të organizohen nga FBK nëpërmjet Instruktorit të saj Nacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat