United Basketball ngjitet në Ligën e Parë

Basketboll

United Basketball ngjitet në Ligën e Parë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:43
Ilustrim

Skuadra e United Basketball nga Gjilani është anëtare e re e Ligës së Parë të Kosovës.

Basketbollistët gjilanas ishin më të mirë në dy ndeshjet e play-out-it të Ligës së Parë në përballje me Kaçanikun.

Në ndeshjen United Basketball ka triumfuar me shifrat 73:52.

Në Ligën e Parë të Kosovës në edicionin e ardhshëm do të luajnë dy ekipe nga Liga e Dytë, Kalaja nga Prizreni dhe United Basketball nga Gjilani.

Ndërkaq në Ligën e Dytë kanë rënë Newborn Prishtina dhe Kaçaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat