Kosova pësoi humbje të thellë nga Kroacia

Basketboll

Kosova pësoi humbje të thellë nga Kroacia

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:26
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës  U-20 e Kosovës e ka nisur me humbje të thellë Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që është duke u mbajtur në Oradea të Rumanisë.

Kosova është mposhtur në kuadër të Grupit D nga Kroacia me rezultat 100:42 (20:16, 28:5, 22:21, 30:0).

Basketbollistët tanë kanë arritur tu bëjnë ballë rivalëve të tyre kroat vetëm në dy cerekë, në të parin dhe në të tretin, derisa në të dytin dhe të katërtin nuk ishin për asnjë moment në nivelin e duhur dhe të pritur.

Më i dalluari te Kroacia ishte Roko Badzim me 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime e 3 topa të vjedhur, kurse te Kosova më efikasi ishte Dardan Kapiti me 12 pikë e 6 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat