Krasniqi: ‘Peshku në deti e ferterja në zjarr’!

Basketboll

Krasniqi: ‘Peshku në deti e ferterja në zjarr’!

Nga: K.Goca Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:46
Blerim Krasniqi

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, ka shprehur një opinion shumë interesant. “Tani ,’Perdja u mbyll’. Shkojm tutje: Na pret një lojë jashtëzakonisht e vështirë me Maqedoninë, kohë nuk ka fare. Duhet të provohet e të nxirret më e mira e mundshme (fitorja). Unë mendoi se s' është momenti për analiza. Të presin përfundimin e parakualifikimeve dhe të shkojmë më radhë. Ndeshje pas ndeshjes. Parakualifikimet janë maratonë në vehte, duhet mbajt ritmin (nëse ka fare ritëm).
Maqedonia e ka mundësinë e fundit dhe do të jetë shumë vështirë për ne në Shkup. Mirëpo ata e kanë imperativin dhe presionin e fitores, me çdo kusht. Këtë duhet ditë shfrytëzuar në favorin tonë.
Kjo arrihet me një mobilizim gjeneral nga të gjithë në stafin e Reprezentacionit. E jo të shkohet me parashikime e ku ta di unë. Në popull thuhet: ‘Peshku në deti e ferterja në zjarr””, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat