Spaçi për Kosovën: Lituania për mua është favoritë për +20 pikë!

Basketboll

Spaçi për Kosovën: Lituania për mua është favoritë për +20 pikë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2017 Në ora: 19:43
Valentin Spaçi

Ish basketbollisti Valentin Spaçi tha se është një arritje e madhe që gjendet Kosova në mesin e 32 kombëtareve evropiane, sepse do të paraqes traditën e saj që ka në sport. Ai beson se do të bëjnë paraqitje të mira në kualifikimet për Kampionatin Botorër – Kina 2019’. “Kjo është arritje e jashtëzakonshme, prandaj tani Kosova veç duhet të jep shfaqje të mira dhe të tregoj kulture sportive.

Sepse rezultatet dhe njohjen na dha Majlinda Kelmendi për sportet individuale, kurse ne duhet të tregojmë kulturë të lartë sportive qysh i takon një basketbollistit intelektual, dhe shfaqje të mirë për tifozët, si dhe federata ashtu siç dinë të bëjnë me organizimin. Sa i përket sporteve kolektive, kemi qenë, jemi dhe do të jemi shembulli më i mirë për Kosovë e për sport”, tha Spaçi.  Me 23 nëntor Kosova takohet me Lituaninë, si e sheh këtë përballje? “Unë me Lituaninë pres një lojë të mirë të djelmoshave, një mbrojtje të mirë. Lituania për mua është favoritë për +20 pikë”, thotë Spaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat