Boston nuk ndalet

Basketboll

Boston nuk ndalet

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:18
Pamje nga ndeshja

Boston Celtics vazhdon të mbetet skuadra më në formë në Konferencën e Lindjes në këtë sezon të NBA-së. Skuadra që drejtohet nga trajneri Stevens fitoi 111-100 ndaj Milwaukee Bucks, duke regjistruar suksesin e 22-të sezonal. Spikati edhe në këtë ndeshje Irving me 32 pikë, ndërsa Horford shtoi edhe 20 pikë të tjera. Në radhët e Milwaukee u dallua Antetokounmpo me plot 40 pikë, 4 asist dhe 9 rikuperime,  por që ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Ruan serinë e fitoreve edhe Cleveland Cavaliers, që kaloi pa vështirësi 91 – 113 Chicago Bulls. Për LeBron James me shokë kjo ishte fitorja e 12-të radhazi. Kevin Love dhe Dwayne Wade realizuan nga 24 pikë, ndërsa James shtoi 23 pikë të tjera si dhe rikuperoi plot 13 topa poshtë koshit.

Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit Golden State iu imponua 125-115 New Orleans në ndeshje spektakolare dhe me rivalitet. 31 pikë realizoi Stephen Curry, megjithatë statistikat më të mira, pavarërisisht humbjes, i pati Holiday i Pelicans që shënoi 34 pikë. Në 11 takimet e fundit, në NBA u shënuan këto rezultatet:

Rezultatet

Charlotte Hornets – Orlando Magic 104-94

Indiana Pacers – New York Nicks      115-97

Philadelphia 76ers – Phoenix Suns   101-115

Atlanta Hawks– Brooklyn Nets 90-110

Boston Celtics – Milwaukee Bucks   111-100

Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 91-113

Memphis Grizzlies – Minnesota Timberwolves     95-92

New Orleans Pelicans – Golden State Warriors     115-125

Dallas Mavericks – Denver Nuggets 122-105

San Antonio Spurs – Detroit Pistons 96-93

Utah Jazz – Washington Wizards     116-69

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat