Në organizim të FIBA Evropës mbahet klinika për gjyqtarë - Bota Sot
Në organizim të FIBA Evropës mbahet klinika për gjyqtarë

Basketboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Në organizim të FIBA Evropës mbahet klinika për gjyqtarë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 19:29

Në organizim të FIBA Evropës dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 28 shkurt deri më 3 mars 2018 në Therandë do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Klinika do të udhëhiqet nga drejtori i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, Davorin Nakiç (Kroaci), ndërsa do të ligjerojnë instruktorët e FIBA-s, Gjorgji Piperkov (Maqedoni) dhe Faton Kurshumlija (Kosovë).

Ndërkaq pjesëmarrës të Klinikës do të jenë 9 gjyqtarë potencialë, 4 nga Kosova dhe 5 të tjerë nga shtetet si Turqia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjeratat do të mbahen në ambientet e hotelit “Solid” në Therandë, kurse gjyqtarët do të kenë rastin të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e FINAL 8 të Kupës së Kosovës që do të organizohet në Therandë nga KB Golden Eagle Ylli prej 28 shkurt deri më 4 mars 2018.

Duhet theksuar se kjo është hera e tretë radhazi që Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) i besohet një organizim i tillë nga FIBA, pasi kjo e fundit është shumë e kënaqur me punën dhe organizimin në përgjithësi të bërë në dy vitet e mëparshme nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test