EuroLeague, që është liga më e fortë e basketbollit në Evropë, të dielën do të organizoj finale e madhe, ku do të takohet Real Madrid – Fenerbahce.
Reali është duke kaluar formë të shkëlqyer, pasi mposhtën të gjitha parashikimet duke fituar kundër CSKA Moscoë që dominuan këtë sezon në EuroLeague. Këtë ndeshje ka shkëlqyer slloveni 19 vjeçar Luka Doncic i cili shënoi 16 pikë.
Në anën tjetër, Fenerbahce ka mposhtur në gjysmëfinale të EuroLeague, Zalgiris Kaunas për të arritur në finale.
Ndeshja mes Real Madrid dhe Fenerbahce do të zhvillohet në arenën Stark, në Beograd nga ora 20:00.