Pse i mbetem borxh Rizas? - Bota Sot
Pse i mbetem borxh Rizas?

Basketboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Pse i mbetem borxh Rizas?

Jakup Kasapolli Nga Jakup Kasapolli Më 5 shtator 2018 Në ora: 11:13
Riza Gjakova

Nga këndi im!

Nga kjo botë u nda një NJERI – Riza Gjakova.  Përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme, kujdesit familjar e mjekësor, sëmundja ishte me e fortë se ai. Kështu një prind,  bashkëshort dhe qytetarë i dashun dhe respektueshëm, i Pejës dhe Kosovës. humanist i papritueshëm që rrezatoi mirësi, buzëqeshje e mbi të gjitha një njeri që me humorin e tij të lehtë pushtonte çdo kënd, kaloi në botën e amshimit. Thonë se, pjesëmarrja dhe masoviteti i popullit në përcjelljen e fundit të njeriut tregon DIÇKA. E të hënën që e lamë pas u pa qartë se sa i MADH ishte Rizai, në përmasat e mjedisit ku jetoi dhe veproi, në qytetin e lindjes –Pejës, ashtu edhe në atë kosovarë. I dashur skajshmërisht nga të gjithë që e njohën, nga të gjithë që punoi me ta, nga të gjithë që bashkëveproi në profesionin (në fillim) si bankier, si përgjegjës i kompanive të sigurimit (Dukagjini, Iliria, Dardania) e së fundi në QAK.

Në anën tjetër opinioni sportiv, e njohu si ish basketbollist i viteve shtatëdhjeta, e më vonë si punëtorë dhe organizator sporti,  në vitet kur jeta institucionale për shqiptarët ishte ndalu nga pushteti serb. Ishin vitet 1991/98 kur Rizai i njohur me nofkën RISKA, ishte pothuajse çdo gjë në KB PEJA, edhe sekretar, edhe ndihmëstrajner, edhe sigurues i fondeve për të mbajtur gjallë klubin edhe shofer me veturën e vet për ta bartun lojtarët në gara nëpër Kosovë, të atyre viteve të vështira për sportistët shqiptarë, por  në anën tjetër krenarë që PEJA kishte atë gjeneratë brilante dhe të pa konkurrencë si kampione dhe fituese e Kupës. Më shumë sens dhe vullnet vazhdoi edhe në vitet e pas lufte, si bartës i shumë ngjarjeve sportive dhe pjesë e sukseseve që KB PEJA dhe një kohë të shkurt KB Dukagjini ishin në qendër të opinionit sportivë kosovar e ndërkombëtar.

Në kundërshtim të karakterit të tij sportivë, human e njerëzor dhe ngjarjeve që sportin si qëllim e synim e kapluan goditjet e ulëta dhe infiltrimet e individëve, që më së paku kishin të bëjnë me sportin si “profesionist” por  gllabërues, ai para tetë viteve u largu, për të mos qenë pjesë e marifeteve që nuk kishin asgjë me sportin dhe moralin.  Në fund, nga gjithë kjo që u tha për këtë NJERI për RISKEN, qëllimi i këtij statusi apo komenti ishte diçka krejt tjetër. Me duket se i mbetem BORXH. I mbetem borxh si Qytet, si Klub, si Kolektiv si Shokë si Shoqni. Sepse, pos nderimeve të zakonshme Fetare, dhe para asaj mase të madhe të popullit, ai shkoi pa u përshëndetur nga dikush me disa fjalë mbi arkivolin e këtij burri . Ai e MERITOI këtë!

Autori është profesor dhe veprimtar i shquar sportiv

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test