Ditën e shtunë do të fillojë Kampionati Botëror - Bota Sot
Ditën e shtunë do të fillojë Kampionati Botëror

Basketboll

Ditën e shtunë do të fillojë Kampionati Botëror

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:30
Ditën e shtunë do të fillojë Kampionati Botëror

Ditën e shtunë do të fillojë Kampionati Botëror për femra, ku spektakli është i padiskutueshëm.
Favoritet kryesore për fitimin e trofeut, janë pa dyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampione në fuqi të Botës, por dhe fituese në Lojërat Olimpike të Rios dy vite më parë, amerikanet do të kërkojnë suksesin e radhës, të udhëhequra nga basketbolliste legjendare si Diana Taurasi apo Sue Bird, por dhe lojtare të cilat po shkëlqejnë në WNBA, si Elena Delle Donne dhe Breanna Stewart. Në ndeshjen e parë amerikanet do të kenë përballë Senegalin, që është rikthyer të marrë pjesë në këtë kompeticion, pasi mungoi në Botërorin e vitit 2014.
Ekipi mikpritës për këtë edicion është Spanja, një tjetër favorite për të fituar në këtë kupë bote. Pas dy finaleve të humbura në vitet 2014 dhe 2016, spanjollet do të kërkojnë fitoren në shtëpinë e tyre. Kampionet e Evropës nuk e kanë fituar asnjëherë Botërorin, e vështirë se do t’u vijë mundësi më e mirë se kjo. Lojtaret më të mira për këtë kombëtare janë Silvia Dominguez dhe Alba Torrens, MVP e Kampionatit Europian.
Një tjetër skuadër europiane cilësohet si favorite. Franca ka më shumë se 60 vite që nuk ka arritur të shkojë as në podiumin e një Kampionati Botëror për femra, por ky vit duket i duhuri. Mosha mesatare e francezeve është vetëm 25 vjeç, e sigurisht do të jenë një “kockë e fortë” për t’u thyer nga të gjitha kundërshtaret. Lojtaret kryesore për këtë ekip janë Sandrine Gruda e Marine Johannes.
Të shtunën, në orën 15:00 do të luajnë Argjentina me Turqinë dhe në 18:30, Greqia kundër Kanadasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...