Prishtina ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje në Evropë - Bota Sot
Prishtina ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje në Evropë

Basketboll

Prishtina ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje në Evropë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:24
Prishtina ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje në Evropë

Z Mobile Prishtina sot do të ballafaqohet me skuadrën e Bakken Bears në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në fakt të dy këto ekipe e kanë siguruar kualifikimin tutje në këtë garë duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të luajnë në fazën tjetër, por janë danezët ata që prijnë në renditjen tabelare me bilanc prej 5 ndeshje e po aq fitore, derisa Z Mobile Prishtina ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje. Të vetmën disfatë bardhekaltrit e kanë përjetuar pikërisht nga Bakken Bears si mysafirë me 24 pikë epërsi (108:84).

Dhe për t’ia rrëmbyer danezëve pozitën e parë, Z Mobile Prishtina duhet të mposht Bakken Bears me 25 pikë dallim, që do të thotë se matematikisht bardhekaltrit kanë ende gjasa për t’u pozicionuar në krye të renditjes tabelare të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Bakken Bearsit është i fundit në kuadër të fazës së parë të grupeve të FIBA Europe Cup.

Ndeshjet e Z Mobile Prishtinës në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup:

17 Tetor 2018:

Z Mobile Prishtina - Chekaski Mavpy 92:82

24 Tetor 2018:

Steaua Bucuresti - Z Mobile Prishtina 81:87

30 Tetor 2018:

Bakken Bears - Z Mobile Prishtina 108:84

7 Nëntor 2018:

Cherkaski Mavpy - Z Mobile Prishtina 73:92

13 Nëntor 2018:

Z Mobile Prishtina - Steaua Bucuresti 74:69

21 Nëntor 2018:

Z Mobile Prishtina – Bakken Bears?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test