Nowitzki shkruan historinë

Basketboll

Nowitzki shkruan historinë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:30
Nowitzki shkruan historinë

Në ndeshjen që ekipi i Dallas Mavericks e humbi ngaj Phoenix (99:89), basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki ka vendosur një rekord të ri në NBA, duke shkruar historinë e këtij sporti. Për shtatlartin gjerman, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë e këtij kampionati (ka qenë i dëmtuar), ky është sezoni i 21-të që luan në NBA me fanellën e Dallasit. Rekordi mbahej nga legjenda tjetër Kobe Bryant, me 20 sezone radhazi me fanellën e LA Lakers, rekord që u thye nga 40-vjeçari Nowitzki, që nisi sezonin e 21-të. Në ndeshjen e zhvilluar të premten, ai luajti vetëm 6 minuta e realizoi dy pikë. “Për mua ishte një kënaqësi të rikthehem në fushë, ky ishte objektivi im. Kam punuar shumë për të ardhur deri këtu, por e di se kam ende edhe shumë punë përpara. Stërvitja deri më tani ka qenë e limituar, ndaj do të përgatitem më shumë për sfidat e ardhshme. 21 sezone janë shumë, ndihem krenar për atë që kam arritur”, tha Nowitzki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat