Joshua tallet keq me këtë boksier

Boksi

Joshua tallet keq me këtë boksier

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Joshua tallet keq me këtë boksier

Anthony Joshua ka ngacmuar keq Jarrell ‘Big Baby’ Millerin, pas konferencës së parë të tyre për shtyp.

Milleri do ta sfidojë Joshaun për titujt e tij të botës, në duelin që do të zhvillohet në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut më 1 qershor, shkruan Insporti

Konferenca e parë e tyre për shtyp, eskaloi kur Milleri shtyu Joshuan.

Por, Joshua pas këtij incidenti ka thënë se nuk është fare i merakosur për këtë duel, apo rreth deklaratave të Millerit.

“Nuk jam fare i merakosur, jetoj për këtë”, tha kampioni i botës i peshave të rënda.

“Le të fitojë më i miri. Ai ka kokë të madhe, trup të madh, është një objektiv i lehtë”, tha Joshua për Sky Sports.

“Milleri është një k**vë! Ai është një ish kikboksier, ai s’mund të bëjë asgjë! Pasi ta kem nokautuar, do të zhvendosem në Brooklyn”, ka thënë Joshua.

Kampioni i peshave të rënda në WBA, WBO dhe IBF, do të sfidohet nga amerikani Miller, 30-vjeçar, që nuk ka dueluar asnjëherë për ndonjë titull bote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat