Pasi i tha vajzës të mos zhvishet, nëna e Rita Orës reklamon bikinit - Bota Sot
Pasi i tha vajzës të mos zhvishet, nëna e Rita Orës reklamon bikinit

Bota e Yjeve

Pasi i tha vajzës të mos zhvishet, nëna e Rita Orës reklamon bikinit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:08
Vera Sahatçiu

Vera Sahatçiu u paraqit në një shumëllojshmëri të veshjeve në përpjekje për të ndihmuar gratë të ndihen seksi pas trajtimeve të kancerit të gjirit, për linjën e re të rroba-banjove.

Mamaja e Rita Orës është bërë modele e bikinit, pesë muaj pasi i tha vajzës së saj të ndalojë paraqitjet e zhveshura, shkruan TheSun.

Vera, 55 vjeç, paraqitet në një shumëllojshmëri të veshjeve, ku tregon saktësisht se kujt i ka ngjarë Rita.

Në tetor, Vera kishte zbuluar se kishte disa biseda ‘nënë-bijë’ me këngëtaren, rreth veshjes së ‘zjarrtë’ dhe zhveshjes në fushata reklamuese, duke i thënë asaj të ‘vinte disa rroba’ në trup.

Tani, nëna e tre fëmijëve, Vera, ka ndjekur shembullin e saj, në përpjekje për të ndihmuar gratë të ndihen seksi pas trajtimeve të kancerit dhe u bë imazh i një marke të bikinit.

Në vitin 2005 kur u diagnostikua me kancer të gjirit, Vera tha “Unë nuk jam në qendër të vëmdenjes, unë jam mjeke dhe puna ime e përdishme nuk përfshin të kem flokë dhe grim.

Vera punon si mjeke në Londër, e specializuar në shëndetin psikiatrik.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...