Largimi i dyshimtë i Kejvina Kthellës në mes të sezonit të “Xing”-ut, pse i ikin velinat Ermal Mamaqit - Bota Sot
Largimi i dyshimtë i Kejvina Kthellës në mes të sezonit të “Xing”-ut, pse i ikin velinat Ermal Mamaqit

Bota e Yjeve

Largimi i dyshimtë i Kejvina Kthellës në mes të sezonit të “Xing”-ut, pse i ikin velinat Ermal Mamaqit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:03
Kejvina Kthella

Iu bashkua stafit të “Xing me Ermalin”, rreth dy vite më parë, në rolin e velinës seksi dhe të përkëdhelur që bën ndonjë reklamë, ndonjë lëvizje seksi në skenë dhe një pyetje me spec të ftuarit.

Kejvina Kthella zuri vendin e Rashel Kolanecit, e cila u largua në mes të sezonit, arsye të cilën nuk e zbuloi asnjëherë për publikun. Por nga burimet tona, mësuam se Rashel u mërzit pasi nuk merrte përqindjet e premtuara ose të pretenduara të reklamave të emisionit.

Asokohe, Ermali tha se Rashel largohej nga “Xing” sepse do i përkushtohej shkollës dhe nuk kishte kohë për televizion. Në fakt, kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë, pasi Rashel, pas largimit nga Ermali, është marrë vazhdimisht me televizion, ndërsa tani është e angazhuar full time në të njëjtin kanal në spektaklin “Duplex”, i cili për ironi të fatit transmetohet në të njëjtën fashë orare që jepej dikur “Xing”-u, pjesë e së cilës ishte edhe Rashel.

Sot historia përsëritet, Kejvina, vajza seksi, e cila u pëlqye shumë nga publiku, largohet në mes të sezonit. Kësaj here largimi u bë pak më pompoz, ku Kejvinës iu dedikua një hapësirë me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në “Xing” dhe regjistrime off records.

Largimi i saj u parapri nga një spot, i cili lajmëronte që Kejvina nuk do të ishte më pjesë e “Xing”-ut, madje u pa edhe duke qarë për këtë arsye, një spot që nxiste audiencën për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe për të ndjekur “Xing”-un natyrisht.

Në fakt, kronika kushtuar Kejvinës ishte dashamirëse dhe e pasur, por shpjegimi i arsyeve që e çuan në vendimin për largimin e saj, ishte i varfër. Ajo tha se do të zhvendosej në Milano të Italisë, ku, sipas saj, “gjëra të bukura po e presin”.

Ndërkohë, Ermali shtoi se Kejvinën do ta shohim së shpejti në një kanal të njohur italian. Në fakt, me të vërtetë presim që ajo që do të bëjë Kejvina, të jetë një gjë shumë, por shumë më e madhe se sa pjesëmarrja e saj në “Xing”, aq e madhe sa të justifikohet zgjidhja e kontratës së një pune në mes të sezonit për një punë tjetër.

SI U TRANSFORMUA KEJVINA NË PAMJE, NË MË PAK SE DY VITE

Daljen e saj të parë në ekran, Ermali e kishte menduar si diçka që duhej të bënte lajm sensacional patjetër dhe zgjidhja u gjet. Kejvina u shfaq me një kërcim seksi, me një fustan të gjatë të kuq, pa të brendshme. Kaq mjaftoi që ajo të merrte vëmendjen e portaleve.

Më pas, fama e Kejvinës erdhi në rritje dhe bashkë me të u rrit edhe dëshira e saj për të përmirësuar pamjen. Kejvina në më pak se dy vite ka bërë një transformim të pamjes së saj, e ndikuar natyrisht edhe nga modeli i femrës që është aktualisht në modë, sidomos në Shqipëri. Rritja e gjoksit, e buzëve, rimodelimi i mollëzave dhe rregullimi i hundës, janë disa nga ndryshimet në pamjen e Kejvinës.

Ajo nuk ka folur asnjëherë për këtë pjesë, por duhet thënë se Kejvina është rasti kur ndryshimet ia kanë vlejtur, sepse çdo gjë i ka dalë perfekt. Ata që e njohin nga afër, tregojnë se Kejvina është e fiksuar pas pamjes. Ajo shpenzon shumë kohë në qendra estetike dhe palestra për të arritur më të mirën e saj në pamje dhe në fakt ia ka dalë.

LIDHJA ME FUTBOLLISTIN, QË NUK U KONFIRMUA KURRË

Përsa i përket jetës private, Kejvina ka qenë gjithnjë mjaft hermetike. Edhe pse është ngacmuar vazhdimisht nga media për këtë fakt, ajo nuk ka dashur të tregojë ndonjë detaj. Rreth një vit më parë, Kejvina Kthella u fotografua në një klub në Tiranë afër futbollistit Bekim Bala dhe kjo gjë bëri të qarkullonin thashetheme për një lidhje të mundshme mes tyre.

Por Kejvina reagoi, duke thënë se nuk është e vërtetë, pasi vetëm në një moment ai i ishte afruar për t’i thënë diçka. E ftuar në një intervistë për “Prive”, Kejvina është pyetur nëse është e dashuruar, ndërkohë përgjigja e saj ishte “Mbase”, duke mos zbuluar nëse ia ka rrëmbyer ende dikush zemrën.

Por mund ta themi pa frikë se kjo kohë në emisionin e Ermalit ka qenë e çmuar për Kejvinën, pasi siç ka thënë vetë në një intervistë, para se të bëhej pjesë e “Xing”, jeta e saj në Itali ishte shumë monotone. Të shohim si do jetë tani në rikthimin e saj, dhe mbi të gjitha a do ta presë me të vërtetë fama e madhe për të cilën u fol, apo thjesht donte të largohej nga “Xing”, e pakënaqur me kushtet financiare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...