Brenda festës së çmendur të beqarisë së Hailey Bieberit

Bota e Yjeve

Brenda festës së çmendur të beqarisë së Hailey Bieberit

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:56
Hailey Bieber

Ajo do të martohet me partnerin e saj muzikant, Justin Bieber, për të dytën herë në një ceremoni intime në kishë këtë fundjavë në Karolinën e Jugut.

Por Hailey Bieber që tashti na ka dhënë një ide sesi do të duket e veshur nuse me të bardha, pasi organizoi një festë beqarie me shoqet në Kalifornia, të mërkurën në mbrëmje.

Modelja 22-vjeçare, shoqërohej nga mikeshat e saj të ngushta ndër të cilat Kendall Jenner, gjatë darkës në Ysabel dhe më pas në klubin e natës Delilah.

Hailey kishte veshur një fustan pas trupit të bardhë, ndërsa ajo që e bënte më nusërore paraqitjen e saj ishte velloja e bardhë në flokë.

Ndërkohë Kendall dukej sikur kishte ardhur direkt nga pasarela pasi shihej e veshur me një fustan mëndafshi ngjyrë blu, super të shkurtër.

Image
Image

Këto pamje vijnë pasi Kendall u fotografua në një dyqan rekuizitash seksi, me siguri për të blerë disa gjëra të nevojshme para festës më vajzat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat