Gjuha e trupit i tradhëton ish-çiftin Pitt – Aniston - Bota Sot
Gjuha e trupit i tradhëton ish-çiftin Pitt – Aniston

Bota e Yjeve

Gjuha e trupit i tradhëton ish-çiftin Pitt – Aniston

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:39
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Shkëmbimi i shikimeve dhe takimi mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në SAG Awards është kthyer në kryefjalën e publikut dhe lajmeve rozë.

Ish-bashkëshortët u panë duke u përqafuar, duke shtrënguar duart dhe duke ndjekur me admirim fjalimin e njëri-tjetrit.

Reagimet e tyre kanë nxitur shumë komente, ku një pjesë e madhe e tyre dallojnë një shkëndijë të re dashurie mes çiftit që i dha fund martesës së tyre në vitin 2005.

Eksperti i gjuhës së trupit Judi James shprehet se detajet që janë vënë re, dëshmojnë për një dashuri mes tyre dhe duket se gjasat për një ribashkim janë të mëdha.

“Brad dhe Jen janë një nga ato çifte në Hollywood që fansat do të duan gjithnjë që t’i shohin bashkë. Pas divorcit me Angelina, tani ka ardhur momenti që ata të përjetojnë edhe një herë dashurinë. Gjuha trupore tregon afeksionin që ata kanë për njëri tjetrin. Brad duket shumë i kënaqur kur e sheh Jen dhe madje e tërheq atë për një përshëndetje intime, duke e kapur nga kyçi i dorës, si një fëmijë i vogël i paduruar për të marrë vëmendjen e mamit të tij, por këtë herë është Jen…”

Ai shprehet se mënyra se si Jen prek të dy krahët e Brad tregon se ajo po përdor një gjest kontrollues, duke e mbajtur atë pak në gjatësinë e krahut, për të mbajtur nën kontroll reagimin e tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat