Heq kurorën dhe vesh bluzën e bardhë/ Princesha i kthehet punës në spital për të ndihmuar pacientët me koronavirus

Bota e Yjeve

Heq kurorën dhe vesh bluzën e bardhë/ Princesha i kthehet punës në spital për të ndihmuar pacientët me koronavirus

Më: 18 prill 2020 Në ora: 07:09
Princesha Sofia e Suedisë

Në mes të krizës shëndetësore prej pandemisë së koronavirusit, princesha Sofia e Suedisë ka vendosur që të heqë kurorën dhe të punojë si vullnetare në spitalin e Stokholm.

Lajmi u bë me dije nga oborri mbretëror me anë të një deklarate zyrtare.

Pasi ndoqi një program formimi, princesha 35-vjeçare, bashkëshortja e princit

Image

Carlo Filippo të Suedisë dhe nënë e dy fëmijëve, ju bashkua betejës kundër Covid-19, në spitalin Sophiahemmet, ku dhe është Presidente nderi.

Në një fotografi princesha simpatike shihet e veshur si infermiere.

“Në krizën ku ndodhemi, princesha dëshiron që të japë kontributin e saj për të lehtësuar punën e profesionistëve të shëndetit. Sofia do të asistojë infermierët dhe mjekët me dezinfektimin e pajisjeve dhe me pastrimin”, tha familja mbretërore në deklaratë.

Suedia është vendi skandinav më i goditur nga pandemia me 1400 viktima dhe 13.216 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat