Nicole Scherzinger ndan pamje nga festa e ditëlindjes në Portugali, e lumtur përkrah të dashurit të saj

Bota e Yjeve

Nicole Scherzinger ndan pamje nga festa e ditëlindjes në Portugali, e lumtur përkrah të dashurit të saj

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:44
Nicole Scherzinger dhe Thom Evans

Ajo sapo ka festuar ditëlindjen e 42-të dhe me këtë rast ka nisur pushimet me të dashurin e saj, Thom Evans, 35-vjeçar në Portugali.

Dhe Nicole Scherzinger ka mbajtur fansat të azhurnuar me postime të ndryshme që nga e mërkura duke thënë se është ‘një vit më e vjetër po ndihet më mirë’.

Këngëtarja e “Pussycat Dolls” dukej e mahnitshme në bikini teksa e dëshmon se vitet janë vetëm numër për të.

Bukuroshja theksoi linjat në një palë bikini dypjesëshe të kuqe, e cila dukej fenomenale përkundër viteve që posedon.

Në anën tjetër, edhe partneri i Scherzinger vuri në pah fizikun e tij në pozën përkrah të dashurës.

Image

Thom po ashtu ndau disa pamje nga dita e tyre romantike ku tregoi çdo moment kujdesin dhe dashurinë e madhe që ka për partneren e tij.

Evans, i cili u takua me Nicole që nga paraqitja në X Factor, vitin e kaluar shkroi: “Shumë i lumtur të të kem ty në jetë, gëzuar ditëlindjen”.

Image

Se dyshja e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, kjo u dëshmua javën e kaluar pasi Nicole ishte te prindërit e Evans në Portugali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat